Projects

(Shqip) THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME NR 1

Screenshot from 2016-02-02 10:17:10

P R E C E D E
Partneritet për Kohezion Social përmes Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në Evropë

Organizata Partnerë për Fëmijët e regjistruar në Gjykatën e Tiranës më datë 29 Dhjetor 2006 dhe NIPT K71517006G me adresë Rr. Medar Shtylla, Komuna e Parisit, Godina 5, Gërma B, Tiranë shpall:

THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME NR 1

Për financimin e granteve të vogla për projekte të dorëzuara nga OJF, OSHC dhe institucionet arsimore pjesë të Rrjetit Kombëtar të PRECEDE në Shqipëri në kuadër të projektit “Partneritet për Kohezion Social përmes Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në Evropë (PRECEDE)”

Zëri i Buxhetit: 5.5.3.6

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 29 Shkurt, 2016.

Konkursi shpallet për dhënien e granteve të vogla në kuadër të projektit “Partneritet për Kohezion Social përmes Edukimit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme në Europë PRECEDE” i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka në fokus mbështetjen financiare të anëtarëve të Rrjetit Kombëtar të PRECEDE në Shqipëri, në mbështetje të nismave të OJF-ve, OSHC-ve apo institucioneve arsimore për të nxitur respektin ndaj diversitetit dhe për të zhvilluar praktikat gjithëpërfshirëse me fëmijët përmes aktiviteteve për ndërtimin e paqes në fëmijërinë e hershme.

1. LLOJET E MBËSHTETJES

Aplikimet për financimin e granteve të vogla mund të dorëzohen për:

– Aktivitete apo iniciativa që zgjasin deri në 3 (tre) muaj.

Aktiviteti/eventi apo iniciativa duhet të fokusohet dhe të ketë si qëllim rritjen e respektit ndaj diversitetit dhe zhvillimin e praktikave gjithëpërfshirëse me fëmijët e grupmoshës 0-8 vjeç përmes aktiviteteve për ndërtimin e paqes.

Aktivitetet e mbështetura nga financimi i granteve të vogla duhet të jenë pjesë e strategjisë gjithëpërfshirëse edukuese të organizatës ose e institucionit arsimor dhe në përputhje me misionin, vizionin dhe statutet e tyre.

2. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Kanë të drejtë të aplikojnë OJF, OSHC, Institucione Arsimore, ose grupe parashkollore që janë pjesë e Rrjetit Kombëtar të PRECEDE në Shqipëri të cilat:

– Janë subjekte ligjore të regjistruara në QKR dhe/ose Gjykatë;
– Kanë një llogari bankare në emrin e tyre;
– Kanë kapacitetet për të zbatuar projektin e propozuar.
– Propozojnë zbatimin e projektit në Kukës, Bulqizë, Lezhë, Durrës, Berat, Tiranë dhe Elbasan.

Çdo aplikant mund të dorëzojë më shumë se një aplikim, por vetëm një aplikim për OJF, OSHC, apo institucion arsimor mund të mbështetet nga ky financim.

3. APLIKANTËT E PAPRANUESHËM

– Aplikanti dhe bashkë-aplikantët e projektit PRECEDE;
– Aplikanti dhe bashkë-aplikantët e Rrjeteve të tjera të financuara nga Bashkimi Evropian.
– Individë.
– Subjektet e biznesit (fitimprurëse)

4. LLOJET E AKTIVITETEVE QË MUND TË MBËSHTETEN PËRMES FINANCIMIT TË GRANTEVE TË VOGLA

1. Kryerja e hulumtimit të orientuar nga praktika (action research) rreth sfidave të përfshirjes së fëmijëve nga grupe të ndryshme etnike/fetare/sociale; fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike apo vështirësi në të nxënë dhe rreth ndryshimit të qëndrimeve të prindërve apo komunitetit ndaj edukimit gjithëpërfshirës në institucionet parashkollore;

2. Monitorimi i impaktit të çdo nisme advokuese specifike dhe aktivitete ndërgjegjësuese mbi fëmijërinë e hershme; përfshirja në kopshte dhe respektimi i diversitetit nga mësuesit/et e arsimit parashkollor, drejtuesve të kopshteve, anëtarëve të komunitetit, dhe institucioneve të tjera arsimore duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit;

3. Prodhimi i materialeve të ndryshme të printuara për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin mbi ndërtimin e paqes, respektimin e diversitetit dhe praktikave gjithëpërfshirëse të kopshteve;

4. Udhëheqja e një fushate lobuese/avokuese në një institucion specifik qeveritar për një qëllim të caktuar (p.sh. ndryshimi i një pjese të caktuar të legjislacionit apo plotësimi/ndryshimi i kurrikulës parashkollore);

5. Angazhimi në diskutime, tryeza të rrumbullakëta dhe negociata me vendimmarrës mbi ndërtimin e paqes, praktikat gjithëpërfshirëse të edukimit parashkollor dhe plotësimit/ndryshimit të kurrikulës parashkollore;

6. Organizimi i debateve, takimeve publike apo aktiviteteve të tjera në komunitet për promovimin e ndërtimit të paqes, promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse të edukimit parashkollor dhe respektit ndaj diversitetit;

7. Përmirësimi i përfshirjes së prindërve në aktivitetet e përditshme dhe aktiviteteve të fëmijëve në institucionet parashkollore;

8. Organizimi i aktiviteteve për ndërtimin e paqes apo atyre gjithëpërfshirëse me fëmijë të vegjël në komunitet për të mundësuar që fëmijët me prejardhje të ndryshme të socializohen e të mësojnë së bashku.

5. AKTIVITETE DHE SHPENZIME TË PAPRANUESHME

Grantet e vogla të kësaj thirrjeje nuk mund të përdoren për:

– Financime bazë të OJQ-së ose institucionit arsimor ose për blerje të pajisjeve për zyra ose kompjuter;
– Për aktivitete apo iniciativa ekzistuese që janë zakonisht pjesë e financimit të qeverisjes qëndrore ose lokale;
– Për pagesë për rrogë të stafit apo tarifa shtesë;
– Për blerje për kancelari të zyrës si letra, stilolapsa apo blloqe shënimesh etj;
– Për pagesa të shpërblimeve të punonjësve;
– Për sponsorizime për pjesëmarrje në konferenca brenda apo jashtë vendit;
– Për pagesa të borxheve dhe provizioneve për humbje ose detyrime.

6. KOHËZGJATJA E PROJEKTIT/PROJEKTEVE

1. Aktivitete dhe iniciativa që zgjasin deri në 3 (tre) muaj.

Shuma e përgjithshme në dispozicion të kësaj Thirrjeje për Propozime është 4,000 euro.

7. PËRLLOGARITJA E BUXHETIT

1. Për një aktivitet apo ngjarje të vetme financimi përmes këtij granti është maksimumi 1000 Euro për propozim.

2. Për aktivitete dhe iniciativa që zgjasin deri në 3 (tre) muaj financimi përmes këtij granti është maksimumi 2000 Euro për propozim.

3. Buxheti i propozuar do të shqyrtohet për vlerën e parave; ndjekjen e çmimeve të tregut lokal dhe përshtatshmërinë me aktivitetet e propozuara. Çdo aktivitet, ose shpenzim që nuk lidhet me rezultatet e aktiviteteve do të përjashtohet.

4. Të gjithë aplikuesit duhet të plotësojnë Formën e Buxhetit të Rrjetit PRECEDE. Dy persona duhet të caktohen për aprovime (duke nënshkruar) çdo shpenzim të grantit të dhënë apo për të bërë tërheqjen e parave të këtij granti nga banka.

5. Financimi i grantit të dhënë të projektit fitues do të bëhet në bazë të kontratës së lidhur mes Partnerë për Fëmijët dhe aplikuesit fitues, ku në të cilën do të specifikohen edhe termat e pagesave.

6. Të gjitha paratë e shpenzuara brenda projekteve nga fondet e financimit duhet të mbështeten me fatura në përputhje me ligjet e shtetit Shqiptar. Aty ku grantmarrësi mundet të përfitojë përjashtimin nga TVSH për këtë financim, Partnerë për Fëmijët do ta mbështesë grantmarrësin gjatë procesit. Aty ku grantmarrësi nuk mundet të përfitojë përjashtimin nga TVSH, Partnerë për Fëmijët do të sigurojë justifikimin (dokumentin) duke cituar se grantmarrësi nuk mundet të përfitojë përjashtimin nga TVSH për këtë financim.

7. Çdo para që vleresohet se është shpenzuar jashtë propozimit të projektit/buxhetit për të cilin është arritur marrëveshja apo për çdo aktivitet/kosto të papranueshme sikurse përmendet më sipër, grantmarrësi duhet t’ja kthejë Partnerë për Fëmijët që e ka financuar.

8. Aplikuesi/t fitues obligohen të dorëzojnë një raport final që përbëhet nga raporti i detajuar dhe i dokukmentuar narrativ dhe financiar, me kopje origjinale të faturave të verifikuara nga nënshkrimi i personit të autorizuar dhe vula e organizatës ose e institucionit arsimor në format e përshkruara. Raporti final duhet të dorëzohet brenda një muaji nga mbyllja e aktiviteteve, më së largu 30 ditë nga data e mbylljes së projektit sikurse përmendet në kontratë.

9. DOKUMENTET SHOQËRUESE TË APLIKIMIT DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Konkursi është i hapur publikisht nga 1 Shkurt, 2016 deri më 29 Shkurt, 2016.

Forma e përshkruar e aplikimit, format e buxhetit dhe format e raportimit janë të bashkangjitura në këtë Thirrje për propozime dhe mund të shkarkohen nga faqja http://www.partnereperfemijet.org/ ose të kërkohen përmes emailit infopartnereperfemijet@yahoo.com.

Modifikimi i aplikimit dhe i forularëve të tjerë të përshkruara do të rezultojë në përjashtimin e aplikimit.

Aplikimet duhet të plotësohen duke përdorur një program të përshtatshëm kompjuterik (Word/Excel) në gjuhën Shqipe. Aplikimet e shkruara me dorë, makinë shkrimi apo ndonjë formë tjetër nuk do të pranohen.

Dokumentet e kërkuara që duhet të shoqërojnë aplikimin janë si në vijim:

Forma e aplikimit e nënshkruar nga personi i autorizuar dhe e vulosur; shkarko modelin
– Buxheti në format e përshkruara – tabelar dhe narrativ, i nënshkruar nga personi i autorizuar dhe i vulosur; shkarko modelin
– Një kopje e Çertifikatës së Regjistrimit të organizatës aplikuese, ose të institucionit që i përket; ose Një kopje e Vendimit të Gjykatës
– Një kopje të NIPT
– Deklarata se aplikuesi ka burimet njerëzore për të implementuar projektin, e nënshkruar dhe e vulosur;

Projekt Propozimi duhet të dorëzohet:

1. Një kopje origjinale e printuar dhe e lidhur e dokumenteve të kërkuara në një zarf të mbyllur me postë ose personalisht në adresën:

Partnerë për Fëmijët
Rr. Medar Shtylla, Komuna e Parisit, Godina 5, Gërma B,
Tiranë, Shqipëri.

Mbi zarf, duhet të shkruhet:

“APLIKIMI PËR GRANTE TË VOGLA – THIRRJA NR 1”
“TË MOS HAPET DERI NË SEANCËN E HAPJES’’

2. Paketa e aplikimit (Forma e Aplikimit, Formularët e buxhetit Tabelare dhe Narrative) e dorëzuar me e-mail në adresën elektronike: infopartnereperfemijet@yahoo.com

10. AFATI PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE

Afati për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se data 29 Shkurt, 2016, ora 17:00.

Çdo aplikim i dorëzuar pas afatit do të përjashtohet automatikisht.

Aplikimet e dërguara me faks, vetëm me e-mail apo në ndonjë formë tjetër nuk do të konsiderohen.

Aplikimet e vonuara, të pjesshme apo të dorëzuara në ndonjë mënyrë të ndryshme nga ato të kushteve të kësaj thirrjeje, nuk do të konsiderohen.

Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni Partnere për Fëmijët përmes adresës elektronike të mëposhtme: infopartnereperfemijet@yahoo.com përpara datës 15 Shkurt, 2016.

Të gjitha përgjigjet me shkrim do të publikohen në faqen e organizatës dhe faqet në rrjetet sociale deri në 18 Shkurt, 2016.

11. KRITERET PËR VLERËSIMIN E PROPOZIMEVE

Të gjithë propozimet e dorëzuara nga aplikuesit do të vlerësohen në përputhje me hapat dhe kriteret e mëposhtme.

Nëse ekzaminimi i aplikimit dëshmon se projekti i propozuar nuk i përmbush kriteret e legjitimitetit të cituara në paragrafet 3 dhe 5, aplikimi do të përjashtohet mbi këtë bazë të vetme.

(1) HAPI 1: HAPJA & KONTROLLET ADMINISTRATIVE

Nëse ekzaminimi i aplikimit dëshmon se projekti i propozuar nuk i përmbush kriteret e vendosura për procesin e aplikimit:

– Aplikimi i dorëzuar në kohë
– Aplikimi i dorëzuar në format e përshkruara
– Aplikimi i dorëzuar EDHE ME postë EDHE ME e-mail
– Paketa e aplikimit e plotë
– Dokumentet mbështetëse të kërkuara, janë të ofruara
– Forma e aplikimit dhe format e buxhetit janë të nënshkruara nga personi i autorizuar dhe të vulosura

Aplikimi do të përjashtohet mbi bazën e gabimeve administrative.

(II) HAPI 2: CILËSIA E APLIKIMIT TË VLERËSUAR

Cilësia e aplikimeve, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetet e aplikuesve, do të vlerësohet duke përdorur kriteret vlerësuese në tabelën vlerësuese të mëposhtme:

Kriteri Pikët Maksimumi
I. Cilësia e projektit të propozuar
A janë aktivitetet e propozuara të përshtatshme, praktike dhe në përputhje me objektivat dhe prioritetet e thirrjes? 20
Sa përputhet propozimi në raport me objektivat dhe prioritetet e thirrjes për propozime? 20
A është plani i veprimit i qartë dhe i realizueshëm në një periudhë maksimale prej 3 (tre) muajsh? 10
Kreativiteti dhe inovacioni 5
A përmban propozimi indikatorët objektivisht të verifikueshëm për rezultatin e projektit? 5
II. Aftësitë organizative
A ka aplikuesi eksperiencë të mjaftueshme në menaxhim projekti? 5
A ka aplikuesi ekspertizë teknike të mjaftueshme në fushën e projektit? (specifikisht njohuri të çështjeve që adresohen.) 5
III. Shpenzimet
Sa realist dhe efektiv është buxheti në raport me projektin e propozuar 15
A janë aktivitetet të reflektuara në mënyrë të përshtatshme në buxhet? 15
Pikët totale 100

Paneli vlerësues do të japë pikët për secilin kriter sikurse tregohet në tabelën e mësipërme. Renditja do të bëhet në bazë të grumbullimit total të pikëve.


12. AFATET DHE PUBLIKIMI I PROJEKTEVE TË PRANUARA

Renditja e projekteve të dorëzuara do të bëhet brenda 30 ditësh nga afati i dorëzimit të projekteve.
Paneli vlerësues do të ftojë aplikuesit e përzgjedhur me më shumë pikë të marra, për diskutime rreth aplikimit të tyre në mënyrë që të zgjidhin çdo çështje që lidhet me implementimin e aktiviteteve apo buxhetin.

Rezultatet do të publikohen në Website/faqen e FB dhe Twitter të Partnerë për Fëmijët si dhe do të njoftohen me email në adresat elektronike të organizatave aplikuese.

Aplikuesit e pakënaqur, kanë 5 ditë kohë nga data e shpalljes së fituesve, për ankesa.

Vendimi final do të publikohen brenda 10 ditësh nga data e skadimit të periudhës se ankesave dhe do të publikohet në Website/faqen e FB dhe Twitter të Partnerë për Fëmijët si dhe do të njoftohen me email në adresat elektronike të organizatave aplikuese.

Kontratat do të konkludohen brenda 7 ditësh nga data e publikimit të vendimit final në Website/faqe të FB. Fituesi/t do të informohen edhe me shkrim.

13. AFATET DHE INFORMIMI I PROJEKTEVE TË REFUZUARA
Rezultatet do të publikohen në ëebsite/faqe të FB të organizatës.
Të gjitha aplikimeve të refuzuara do tu kthehet përgjigje me shkrim me email, jo më vonë se 15 ditë pasi të jetë marrë vendimi final për projektet fituese.

TABELA ME AFATET KOHORE

DATA KOHA*
Afati për të kërkuar sqarime nga Partnerë për Fëmijët 15 Shkurt, 2016 17:00
Data e fundit për sqarime eventuale nga Partnerë për Fëmijët 18 Shkurt, 2016 –
Afati për dorëzimin e aplikimeve 29 Shkurt, 2016
Informimi i aplikantëve mbi hapjen, kontrollin administrativ dhe vlerësimi i formës së aplikimit 15 Mars, 2016
Njoftimi mbi fituesit (pas kontrollit të legjitimitetit) 18 Mars, 2016 –
Afati për apelimet e vendimeve 23Mars, 2016
Vendimi final mbi fituesit 23 Mars, 2016
Nënshkrimi i kontratës 30 Mars, 2016 –
Periudha implementuese e eventit/projektit 1 Prill – 30 Qershor, 2016
Raporti final 30 Korrik, 2016